Ndërlidhjet

Rusia arreston një “militant” të IS-it


Rusi - foto ilustruese
Rusi - foto ilustruese

Agjentët e inteligjencës ruse kanë arrestuar një person në Moskë, nën dyshimet se është militant i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), aktualisht aktiv në Siri dhe Irak.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar një “burim në strukturat e pushtetit” të ketë thënë se personi i arrestuar është shtetas rus, që dyshohet se ka luftuar në anën e Shtetit Islamik në Siri.

Ky burim ka thënë se i dyshuari ka qenë në Siri në fund të vitit 2013 dhe në fillim të 2014-ës.

Ai po mbahet nën akuzat për “pjesëmarrje në një grup të paligjshëm të armatosur” dhe, nëse dënohet, përballet me 10 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG