Ndërlidhjet

logo-print

Kina dërgon më shumë paqeruajtës në Sudanin J.


Ilustrim

Ilustrim

Një zëdhënës i misionit të Kombeve të Bashkuara në Sudanin Jugor ka thënë se Kina do të dërgojë edhe 700 ushtarë në forcën paqeruajtëse në këtë vend.

Megjithatë, Joe Contreras ka thënë se nuk ka ende vendim final se kur do të arrijnë këta trupa.

Contreras ka thënë se në kuadër të misionit paqeruajtës të OKB-së në Sudanin Jugor tashmë ndodhen rreth 350 kinezë.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se paqeruajtësit janë duke mbrojtur infrastrukturën e industrisë në vendin e pasur me naftë.

Kina është investitori më i madh në industrinë e naftës të Sudanit Jugor.

XS
SM
MD
LG