Ndërlidhjet

Pistorius në pritje të vendimit të gjykatës


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Atleti i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, është duke pritur vendimin në gjykimin e tij për vrasje.

Gjykatësja Thokozile Masipa ka nisur të rishikojë dësmitë dhe argumentet ligjore para gjykatës.

Vendimi mund të marrë orë e ndoshta deri në dy ditë derisa të bëhet publik.

Pistorius, me të dyja këmbët e amputuara dhe fitues i medaljes së artë në Lojërat Paralimpike Londra 2012, ka vrarë të dashurën e tij në shkurt të vitit të kaluar.

Pistorius, 27 vjeç, mohon se e ka qëlluar qëllimisht Reeva Steenkampin, duke thënë se e ka ngatërruar atë me një hajdut.

Ai përballet me 25 vjet burgim nëse shpallet fajtor për vrasje me paramendim.

XS
SM
MD
LG