Ndërlidhjet

logo-print

Kerry në Arabinë Saudite, temë IS-i


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon sot homologët e vendeve arabe dhe të Turqisë.

Takimi në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite është pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme, i cili ka për qëllim të mbledhë mbështetje ushtarake, politike dhe financiare për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS).

Ai vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka premtuar një fushatë “të pamëshirshme” kundër militantëve që tashmë kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri.

Të mërkurën në Bagdad, Kerry ka thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të rrijë duarkryq ndaj Shtetit Islamik.

Ai ka thënë se Iraku do të jetë partner kyç i SHBA-së kundër këtij grupi militant.

XS
SM
MD
LG