Ndërlidhjet

Fondacioni Gates ndan 50 mln dollarë për Ebolën


Ilustrim
Ilustrim

Fondacioni Gates ka ndarë 50 milionë dollarë për trajtimin e shpërthimit të sëmundjes Ebola në Afrikën perëndimore.

Fondacioni Gates, i krijuar nga themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, dhe gruaja e tij Melinda, ka thënë se do t’i shpërndajë menjëherë fondet tek agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera, të përfshira në trajtimin e Ebolës.

Pak ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësië ka bërë të ditur se Ebola ka vrarë mbi 2,200 njerëz qysh nga muaji mars.

Vendet më të prekura janë Liberia, Siera Leone dhe Guinea.

Fonde për trajtimin e sëmundjes ka ndarë edhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG