Ndërlidhjet

Pistorius “nuk është fajtor” për vrasje me paramendim


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Gjykatësja në rastin e Oscar Pistoriusit ka thënë se nuk bëhet fjalë për vrasje me paramendim.

Thokozile Masipa ka thënë se prokuroria nuk ka arritur të provojë se atleti i Afrikës së Jugut ka vrarë me qëllim të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, në shkurt të vitit të kaluar.

Gjykatësja, megjithatë, mund ta shpallë atë fajtor për vrasje.

Pistorius, me të dyja këmbët e amputuara dhe fitues i medaljes së artë në Lojërat Paralimpike Londra 2012, mohon se e ka qëlluar qëllimisht Steenkampin, duke thënë se e ka ngatërruar atë me një hajdut.

XS
SM
MD
LG