Ndërlidhjet

Ukraina ratifikon javën e ardhshme marrëveshjen me BE-në


Oleksandr Turchynov
Oleksandr Turchynov

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, ka thënë se presidenti Petro Poroshenko, më 16 shtator, do të paraqesë para legjislaturës Marrëveshjen e Asociimit midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian

Oleksandr Turchynov ka thënë se Parlamenti do të votojë për ratifikimin e saj “menjëherë”.

Ai ka thënë se ligjvënësit nuk kanë të drejtë ta shtyjnë ratifikimin.

Qeveria pro-perëndimore e Ukrainës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit në muajin mars, me gjithë kundërshtimet e Rusisë.

XS
SM
MD
LG