Ndërlidhjet

Sanksionet e reja kundër Rusisë fuqizohen më 12 shtator


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë të Bashkimit Evropian i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se sanksionet e reja kundër Rusisë, për shkak të rolit të saj në konfliktin e Ukrainës, do të hyjnë në fuqi më 12 shtator.

Rrjedhimisht, ato do të fuqizohen pasi të bëhen publike në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Sanksionet përfshijnë ndalesën e financimit të firmave të mëdha energjetike të Rusisë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Liderët e BE-së kanë rënë dakord për masat e reja më 5 shtator, në margjina të samitit të NATO-s në Uells.

Brukseli i ka miratuar ato formalisht më 8 shtator.

XS
SM
MD
LG