Ndërlidhjet

logo-print

Rusia i përgjysmon furnizimet me gaz në Poloni


Ilustrim

Ilustrim

Monopoli i gazit në Poloni ka thënë se furnizimet me gaz nga Rusia kanë rënë për 45 për qind në ditët e fundit.

Gjermania dhe Sllovakia po ashtu kanë raportuar për reduktime të furnizimeve nga Rusia.

Kompania ruse Gazprom, e cila kontrollohet nga shteti, ka mohuar se ka reduktuar furnizimet.

Polonia dhe disa vende të tjera të BE-së kanë nisur t’i shesin gaz rus Ukrainës, pasi Gazpromi ka ndaluar furnizimet për të, për shkak të, siç është thënë, mosmarrëveshjeve për çmimin.

Operatori i gazit në Poloni Gaz-System ka thënë se reduktimet në furnizime nga Rusia e kanë detyruar atë që të ndalojë përkohësisht ri-eksportimin e gazit në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG