Ndërlidhjet

Putin dhe Xi diskutojnë për energjinë


Dushanbe, 11 shtator 2014.
Dushanbe, 11 shtator 2014.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar homologun kinez, Xi Jinping, dhe ka shfaqur shpresën se tubacioni i ri i gazit, i cili lidh Siberinë me Kinën, do të ndërtohet me shpejtësi.

Putin ka biseduar me Xinë në Dushanbe, në margjina të samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait.

Putin ka thënë se tubacioni i ri, i quajtuar Sila Sibiri, do të ndihmojë provincat kineze dhe Lindjen e Largët Ruse që të trajtojnë çështjet e energjisë.

“Ne praktikisht kemi filluar zbatimin e projektit dhe jam i sigurt se do të realizohet në mënyrë efektive nga të dyja palët”, ka thënë Putin.

XS
SM
MD
LG