Ndërlidhjet

Senatori i SHBA-së parashikon unitet pas planit të Obamës


Senatori amerikan, Harry Reid
Senatori amerikan, Harry Reid

Lideri demokrat i Senatit të SHBA –së, parashikoi të enjten se ligjvënësit do të lënë mënjanë mosmarrëveshjet politike parazgjedhore dhe t’i japin Presidentit Barak Obama mjetet që ai ka nevojë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, në zemër të Lindjes së Mesme.

“Duhet pajisur dhe trajnuar trupat siriane për të luftuar këta ... terroristë të kqinjë," tha Senatori Harry Reid, duke iu referuar kërkesës së Obamës, që e bëri të mërkurën në fjalimin e tij, adresuar kombit.

Menjëherë pas fjalimit të Obamës të mërkurën, ashtu si republikani John Boehner dhe udhëheqësi i shumicës Kevin McCarthy folën në mënyrë të favorshme në lidhje me thirrjen e Obamës për të luftuar militantët e Sirisë dhe Irakut të cilët po ashtu kanë prerë kokën e dy gazetarëve amerikanë.

XS
SM
MD
LG