Ndërlidhjet

Kerry: 10 shtete arabe janë pajtuar që të luftojnë militantët e IS


John Kerry, gjatë takimeve të së enjtës.
John Kerry, gjatë takimeve të së enjtës.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka njoftuar të enjtën, se 10 shtete arabe kanë rënë dakord që të punojnë së bashku me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ky lajmërim, vjen pasi që Kerry ka nisur takimet të enjtën me zyrtarë në Arabinë Saudite.

Përveç Arabisë Saudite, shtetet e tjera arabe që janë pajtuar për të luftuar militantët e IS janë: Bahreini, Egjipti, Iraku, Jordania, Kuvajti, Libani, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kerry tha se ai do të vazhdojë të takohet me liderët e Lindjes së Mesme në ditët në vijim për të ndërtuar siq thotë ai një "koalicionin më të gjerë."

XS
SM
MD
LG