Ndërlidhjet

Klintonët shënojnë 10 vjetorin e Iniciativës Globale


Ish presidenti amerikan, Bill Clinton

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton

Bill dhe Hillary Clinton, do të sjellin së bashku krerë shtetësh, liderë të biznesëve si dhe aktorët Leonardo DiCaprio dhe Matt Damon për takimin e tyre vjetor të Iniciativës Globale Klinton.

Presidenti amerikan, Barack Obama do t'i drejtohet konferencës katër-ditore në New York, e cila do të nis me 21 shtator, ku do të ketë edhe ndarje të çmimeve.

Ish presidenti dhe ish-sekretarja e shtetit, do të e zhvillojnë ceremoninë, së bashku me vajzën e tyre, Chelsea Clinton, e cila është Zëvendës Drejtoreshë e fondacionit.

Në këtë takim, që do të shënojë 10 vjetorin e Iniciativës Globale – Clinton, pritet të marrë pjesë edhe Mbretit Abdullah II dhe Mbretëresha Rania e Jordanisë, presidenti kilian Michelle Bachelet, shefi ekzekutiv i Cisco’s, John Chambers, bashkëshorten e ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe figura të tjera botërore.

Vlen të theksohet se Iniciativa globale Clinton, ka nderuar edhe presidentën e Kosovës, Atifete Jahjaga, për promovim të paqes.

Në njoftimin për nderimin e Jahjagës, thuhet se ajo ka promovuar pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësimin e shtetit të saj në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG