Ndërlidhjet

Mësuese amerikane plagos vehtën aksidentalisht


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë në Salt Lake City, në Shtetet e Bashkuara, kanë treguar se një mësuese e cila po mbante armë zjarri në shkollë, aksidentalisht ka shtënë në vehtën në këmbë, derisa po e shkarkonte armën në banjon e shkollës.

Zyrtarët e shkollës, thonë se arma ka shpërthyer të enjten në shkollën fillore Ëestbrook, në periferi të Lake City. Bëhet e ditur se mësuesja është plagoosur rëndë, ndërsa tani gjendet në spital.

Nuk jepen detaje se përsë mësuesja po mbante armë në shkollë, por thuhet se ajo kishte leje për të.

Shteti Utah, lejon bartjen e armëve të zjarrit, kur ata kanë leje për të, qoftë edhe në shkolla publike.

XS
SM
MD
LG