Ndërlidhjet

Obama paralajmëron sanksione ndaj Rusisë


Presidenti, Barack Obama
Presidenti, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë të enjtën, se Shtetet e Bashkuara më 12 shtator, do të njoftojnë për sanksione të reja kundër Rusisë, duke shtuar se “Kremlini ka vazhduar ta destabilizojë Ukrainën”.

Sanksionet përfshijnë masa ndaj energjisë dhe ndaj sektorëve të mbrojtjes, me ç’rast do të rritet izolimi politik i Rusisë, ashtu edhe kostot ekonomike, ka thënë Obama më 11 shtator.

Sanksionet janë përgjigjje ndaj pranisë së forcave të armatosura ruse në Ukrainën lindore, ka thënë më tej Obama,përmes një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë.

Por, Moska, vazhdon të mohojë se është duke mbështetur separatistët pro-rusë, që luftojnë forcat ukrainase në Ukrainë lindore.

XS
SM
MD
LG