Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthime solare godasin tokën


Ilustrim

Ilustrim

Dy shpërthime të mëdha në sipërfaqe të diellit kanë lëshuar stuhi diellore magnetike, që do të godasin tokën sot më 12 shtator, me ç’rast pritët të ndikojë në ndërprerje të sinjaleve të GPS-it, radio komunikimit, dhe transmetimeve të tjera.

Për këtë ka lajmëruar Qendra për Parashikime Atmosferike Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Drejtori i kësaj qendre, Thomas Berger, ka thënë se, ‘Ne nuk presim ndonjë goditje serioze, apo të pa kontrollueshme nga këto shpërthime solare, por jemi duke e shikuar situatën nga afër”.

Ai ka shtuar se, këto stuhi mund të shfaqin vehtën, në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara, në orët e vonshme të së premtës.

XS
SM
MD
LG