Ndërlidhjet

BE kërkon nga Rusia që menjëherë të lirojë zyrtarin e Estonisë


Ndërtesa e Këshillit te Evropës, ne Bruksel
Ndërtesa e Këshillit te Evropës, ne Bruksel

Bashkimi Evropian, ka kërkuar nga Rusia, që menjëherë të lirojë, policin estonian, i cili po mbahet nga ky shtet me akuzë për spiunazh.

Në një deklaratë të BE-së lëshuar më 11 shtator thuhet, “Ne jemi të shqetësuar për marrjen e policit estonezë, Eston Kohver, më 5 shtator, nga siguria ruse në territorin e Estonisë”.

Por, Rusia ka deklaruar se Kohver është zënë brenda Rusisë më 5 shtator, kurse zyrtarët e Estonisë thonë se ai është zënë nga rusët afër kufirit me Rusinë.

Sipas BE-së, ‘ku aksion i Rusisë është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe ligjet e kufijve”.

Ministri i Jashtëm estonez, ka kërkuar nga ambasadori rus, në Tallin, Yuru Merzlakov, që të jep sqarime mbi rastin.

XS
SM
MD
LG