Ndërlidhjet

logo-print

Kompania kompjuterike HP dënohet për dhënie të ryshfetit


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në shtetin amerikan të Kalifornisë, më 11 shtator, ka dënuar kompaninë gjigante kompjuterike Hewlett-Packard Co ‘HP’ që të paguajë një gjobë prej 58.700.000 dollarëve, me akuzën se u ka ofruar ryshfet zyrtarëve të qeverisë ruse për të fituar një kontratë.

Prokurorët amerikanë, thonë se një degë e Hewlett-Packard, ka paguar 2.000.000 dollarë, për të mbajtur një kontratë të teknologjisë me prokurorët rusë.

Zëvendësndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm, Marshall Miller ka thënë me një deklaratë për shtyp se: ‘Hewlett-Packard ka përdorur miliona dollarë për ryshfet, marrë nga një fond i fshetë, në mënyrë që të sigurojë një kontratë fitimprurëse”.

Më e keqja sipas Miller, është se kontrata bëhej me zyrën e lartë të Prokurorisë ruse.

XS
SM
MD
LG