Ndërlidhjet

logo-print

Australia ngrit alarmin për terrorizëm


Canbera, kryeqyteti i Australisë

Canbera, kryeqyteti i Australisë

Autoritetet në Australi, sot, më 12 shtator kanë ngritur nivelin e alarmit për terrorizëm, nga ‘i mesëm’ në ‘të lartë’.

Kryeministri Tony Abbot njoftoi se nivelin e alarmit e kanë rritur me këshillë të Organizatës së Inteligjencës Australiane.

Sipas Abbot ‘ Ka njerëz që kanë qëllim dhe aftësi për të sulmuar Australinë”.

Agjensia Australiane e Inteligjencës ka paralajmëruar javë më parë se niveli i kërcënimeve terroriste është në rritje, kjo për shkak bashkangjitjës së pjesërishme të disa australianëve në grupet e Shtetit Islamik, për të luftuar në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG