Ndërlidhjet

Nëna e gazetarit të vrarë thotë se SHBA-të e kanë braktisur James Foley-n


Gazetari, James Foley
Gazetari, James Foley

Nëna e gazetarit të vrarë amerikan nga militantët e Shtetit Islamik, thotë se Shtetet e Bashkuara e kishin ‘braktisur’ djalin e saj.

Diane Foley, ka thënë për CNN se ajo është ndier "e turpëruar" nga trajtimi që qeveria i ka bërë rastit të birit të saj James Foley.

Një video e lëshuar më 19 gusht tregon një njeri të maskuar duke i prerë kokën, gazetarit Foley, i cili ishte zhdukur në Siri në nëntor 2012.


Në një intervistë dhënë sot, nga Diane Foley, ajo thotë se ka pasur njerëz në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, që kanë dashur të ndihmojnë, por sipas saj ‘natyra e burokracisë, ishte asisoj që nuk e ka lejuar një gjë të tillë’.

Përpjekjet për shpëtimin e James Foley, kanë ardhur shumë vonë, thotë ajo.

”Jam ndier se shteti ynë e ka braktisur Jimin”.

XS
SM
MD
LG