Ndërlidhjet

Ukraina dhe separatistët shkëmbejnë të burgosurit


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Qeveria e Ukrainës dhe separatistët pro-rusë kanë shkëmbyer dhjetëra të burgosur, të zënë gjatë luftës në Ukrainën lindore. Shkëmbimi vjen si rezultat i marrëveshjës së paqës, arritur në fillim të këtij muaji, mes të dyja palëve.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se separatistët pro-rusë kanë liruar në mëngjesin e sotëm 36 ushtarë, ndërsa 21 të tjerë janë liruar një ditë më parë.

Kurse Ukraina, ka liruar 31 rebelë, njofton ai.

Shkëmbimi i të burgosurve, është bërë jashtë Donetsk'ut.

Qindra njerëz besohet se janë zënë nga të dyja palët, prej se ka nisur konflikti në muajin prill.

Të dyja palët, në vazhdimsi kanë akuzuar njëri tjetrin se po vonojnë lirimin e të burgosurve, dhe se po e shkelin marrëveshjen e paqës, arritur më 5 shtator.

XS
SM
MD
LG