Ndërlidhjet

16 herë në burg pse shau në publik


Paval Vinahradau
Paval Vinahradau

Një aktivist nga Bjellorusia, i cili është mbajtur dhe liruar disa herë nga burgu, është burgosur përsëri.

Paval Vinahradau, anëtarë i grupit të të rinjve opozitar Zmena (Ndryshimi), ka shkuar më 11 shtator, në një stacion policor në Minsk, për t’i raportuar një polici, por nuk është kthyer më.

Gruaja e tij, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se zyrtari policor i ka thënë burrit të saj se gjykimi ndaj tij do të nis sot më 12 shtator. Por aktakuza nuk është e sqaruar ende.

Më 25 gusht, Vinahradau është dënuar me 10 ditë burg, vetëm pse ka përdorur gjuhë vulgare në publik.

Vitet e fundit ai është dërguar në burg plotë 16 herë. Prej të gjitha rasteve, 9 kanë qenë, pse ka sharë në publik.

XS
SM
MD
LG