Ndërlidhjet

Dënime me vdekje, për vrasjen e 31 personave në Kinë


Ilustrim

Ilustrim

Një Gjykatë në Kinë ka dënuar tre persona me vdekje dhe të katërtin me burg të përjetshëm, me akuzën se kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra njerëz në stacionin e Metrosë, në fillim të këtij viti.

Sulmuesit, me thika në dorë, kanë vrapuar nëpër stacionin e Metrosë të mbushur me njerëz, në qytetin Kunmig, më 1 mars, dhe kanë vrarë 31 persona, ndërsa kanë lënduar më shumë 140 të tjerë.

Qeveria ka fajësuar separatistët që vijnë nga provinca veriperëndimore e Xinjiang, vend ky me shumicë muslimane.

Dënimi ndaj tyre është shqiptuar sot, më 12 shtator.

Tre të parët që janë dënuar me vdekje, kanë qenë të akuzuar për organizim të grupeve terroriste dhe për vrasje, i katërti i dënuar me burg të përjetshëm, është akuzuar, si pjesëmarrës në këtë grup.

XS
SM
MD
LG