Ndërlidhjet

Pas dy vitesh, arrestohen sulmuesit e aktivistës Malala Yousafzai


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

Ushtria pakistaneze, ka njoftuar sot, se ka arrestuar një grup të kërkuar qysh nga viti 2012, të cilit e kishin sulmuar me armë nxënësen Malala Yousafzai, në veriperëndim të vitit 2012.

Aktivista tinejxhere, është qëlluar në kokë nga talibanët, por i ka shpëtuar vdekjës, është shëruar dhe ka vazhduar shkollimin, në degën për të drejtat e fëmijëve.

Një operacion i përbashkët i ushtrisë, policisë dhe agjensive të inteligjencës, me ç’rast janë zënë 10 persona, ka ardhur si pjesë e ofensivës së vazhdueshme të shtrisë pakistaneze kundër grupit ‘Pakistan Tehreek-e-Taliban’ dhe ekstremistëve të tjerë.

“Grupi përfshirës në sulmin ndaj Malala është zënë dhe arrestuar”, ka thënë Gjenerali, Asim Bajwa, sot në një konferencë.

Ai ka thënë se grupi ka qenë i shtyrë të vrasë Malala’n, nga lideri i rrjetit të grupeve ekstremiste, Maulana Fazlullah.

Malala, është dërguar për në Britani së bashku me familjen, ku edhe sot jetojnë.

Shërimi i saj, është konsideruar si vullnet i guximit, duke e bërë atë një figurë botërore, me ç’rast ka fituar çmimin prestigjioz për të drejtat e njeriut dhënë nga Bashkimi Evropian.

Gjatë një fjalimi që ka dhënë në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, në qershor të vitit të kaluar, Malala është betuar se kurrë nuk do të hesht, dhe se do të luftojë për të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG