Ndërlidhjet

Vrasësi tinejxher kapet 6 orë pasi ik nga burgu


Ilustrim
Ilustrim

Një tinejxher i dënuar për vrasjen e tre studentëve në shkollën e mesme në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ka ikur sot nga burgu, së bashku me dy të burgosur të tjerë.
Por ai është zënë pas 6 orësh, pasi që është gjetur i fshehur në një kishë, kanë treguar autoritetet.

T.J. Lane, 19 vjeç, është zënë vetëm rreth 100 metra larg oborrit të burgut ku ka qenë i vendosur. Edhe i arratisuri i dytë është zënë menjëherë pasi ka ikur, të enjtën në mbrëmje. Ndërsa më vonë është zënë edhe i treti.

Lane ka vrarë tre studentë dhe ka plagosur dy të tjerë në Clevelend.

Gjatë gjykimit të tij, vitin e kaluar, Lane kishte veshur një këmishë në të cilën shkruhej ‘vrasës’.

Një këmishë të ngjajshme e kishte veshur edhe kur ka vrarë studentët.

XS
SM
MD
LG