Ndërlidhjet

Urdhër për t’i ndaluar shpërndarjen e SIDA-s


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët e shëndetësisë në Seattle të Shteteve të Bashkuara, kanë siguruar një urdhër gjykate për një person, me qëllim që t’i ndalohet të infektojë njerëzit me SIDA, i cili deri tani ka infektuar 8 persona.

Gjykata e Lartë në këtë vend, ka urdhëruar personin në fjalë që të ndjek udhëzimet e departamentit për rastet e sëmundjeve dhe të paraqitet për konsulltë dhe trajnime, raporton Seattle Times.

Emri i këtij personi nuk është treguar për shkak privatësisë.

Ai është diagnostifikaur më sëmundjen SIDA, në vitin 2008, ndërsa e ka shpërndarë sëmundjen duke bërë marrëdhënie seksuale pa mbrojtje.

“Nuk jemi këtu për të dënuar apo kriminalizuar sjelljet seksuale”, ka thënë Mattheë Golden, drejtor i departamentit për kontrollin e SIDA-s.

“Por po përpiqemi që të mbrojmë shëndetin publik. Dhe po përpiqemi që të gjithëve t’ju ofrohet kujdesi që ju nevojitet, përfshirë edhe të njerëzve që janë të infektuar”, ka shtuar ai.

Nga viti 2010 deri në qershor, tetë persona janë identifikuar me sëmundjen SIDA, të cilët si partnerë e kanë identifikuar këtë person.

XS
SM
MD
LG