Ndërlidhjet

Maroko shkatërron një celulë ekstremiste


Ilustrim
Ilustrim

Maroko ka bërë të ditur se ka shkatërruar një celulë të përfshirë në rekrutimin e njerëzve për t’i dërguar në luftë në Siri e Irak, përkrah grupeve ekstremiste të Shtetit Islamik.

Sot, më 12 shtator, Ministri i Brendshëm ka njoftuar se 7 persona janë arrestuar.

Policia tashmë ka shkatërruar disa grupe rekrutuese, muajt e fundit, shumica me bazë në Fez.

Ministria e Brendshme thotë se rreth 1,212 marokian janë të përfshirë në luftën ekstreme në grupet në Irak e Siri, shumica për Shtetin Islamik.

Autoritetet e vendit kanë shfaqur frikën se këta persona, kur të kthehen në vend mund të bartin me vehte sulme terroriste.

XS
SM
MD
LG