Ndërlidhjet

logo-print

Ian Paisley, udhëheqësi protestant që ka luajtur rol të rëndësishëm në procesin e paqes në Irlandën e Veriut, ka vdekur në moshën 88-vjeçare në Belfast.
Paisley, mbështetës i vijës së fortë i Mbretërisë së Bashkuar, është akuzuar shpesh për nxitje të dhunës gjatë tri dekadave të konfliktit civil midis protestantëve dhe katolikëve në Irlandën e Veriut.
Por, duke shënuar një kthesë të jashtëzakonshme, Paisley, në vitin 2007, është pajtuar për ndarjen e pushtetit me krahun politik të Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) dhe është bërë kryeministri i parë i Irlandës Veriore.

XS
SM
MD
LG