Ndërlidhjet

Gjermania dërgon armë dhe ushtarë në Irak


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Gjermania, ka në plan që të dërgojë rreth 40 ushtarë, në Irak, për t’i dërguar armë forcave Kurde të cilët po luftojnë militantët e Shtetit Islamik.

Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar se rreth gjashtë ushtarë do të shoqërojnë çdo dërgesë të armëve gjermane, që do të dërgohen në Irak, në fund të këtij muaji.

Ushtarët gjerman, po ashtu veç e veç do të ofrojnë trajnim për Kurdët, se si t’i përdorin armët gjermane.

XS
SM
MD
LG