Ndërlidhjet

Serbia kthen në Kosovë edhe 22 mbetje mortore


Trupat e kthyer në Kosovë

Trupat e kthyer në Kosovë

Autoritetet serbe i kanë dorëzuar misionit të EULEX-it 22 mbetje mortore të cilat, sipas njoftimeve, janë pjesë kockore për ribashkim me mbetje mortore të riatdhesuara në gusht.

Dorëzimi është bërë tek pika kufitare në Merdare, prej nga janë bërë homazhe tek tendat në portën numër 2.

Me 22 gusht të këtij viti, Serbia i kishte dorëzuar EULEX-it edhe 16 mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë e të cilat janë gjetur në Rudnicë të Rashkës.

Në fillim të këtij muaji, ishte thënë se do të kthehen edhe 24 të tjera.

XS
SM
MD
LG