Ndërlidhjet

Putin: Do të konsiderojmë masa hakmarrëse ndaj Perëndimit


Preidenti rus, Vladimir Putin
Preidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë sot se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, kanë për qëllim që të pengojnë proceset e paqës në Ukrainën lindore.

Këtë deklaratë, Putin e ka bërë sot, të premtën, pasi që Shtetet e Bashkuara njoftuan për sanksione të reja ndaj Rusisë. E para disa ditësh të njëjtën e kanë lajmëruar edhe Shtetet e Bashkimit Evropian.

Putin, ka thënë sot, se Moska do të konsiderojë marrjen e masave hakmarrëse lidhur me sanksionet Perëndimore.

“Këto sanksione po duken pak të çuditshme, kohën kur ne kemi bërë paqe me Ukrainën lindore”, u ka thënë Putin, gazetarëve pas një takimi në Dushanbe, kryeqytetin e Tagjikistanit, ku u mbajt një samit i Organizatës Bashkëpunuese të Shangai’t.

XS
SM
MD
LG