Ndërlidhjet

Edhe SHBA forcon sanksionet ndaj Rusisë


Moskë
Moskë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione të reja ndaj bankave të mëdha ruse, firmave të mbrojtjes dhe energjisë, për shkak të mbështetjes së Rusisë për separatistët në Ukrainë.

Masat e reja të SHBA-së vijnë disa orë pasi Bashkimi Evropian ka forcuar po ashtu sanksionet ekonomike ndaj Moskës.

Shtetasit amerikanë tani ndalohen të ofrojnë kredi për më gjatë se 30 ditë edhe për bankën më të madhe ruse, Sberbank.

Sanksionet vijnë me gjithë armëpushimin e brishtë midis Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG