Ndërlidhjet

Kuba dërgon mjekë në zonat e Ebolës


Liberi
Liberi

Kuba do të dërgojë 165 punëtorë shëndetësorë, për të ndihmuar trajtimin e sëmundjes Ebola në Afrikën perëndimore.

Mjekë, infermierë dhe specialistë për kontrollin e infeksionit do të udhëtojnë për në Siera Leone në tetor dhe do të qëndrojnë atje gjashtë muaj.

Njoftimi vjen pak kohë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se rastet e reja me Ebola në Afrikën perëndimore po rriten më shpejt sesa kapaciteti për t’i menaxhuar ato.

Mbi 2,400 njerëz kanë vdekur nga virusi qysh në muajin mars dhe rreth 4,700 të tjerë janë infektuar.

Vendet më të prekura janë Liberia, Siera Leone dhe Guinea.

XS
SM
MD
LG