Ndërlidhjet

logo-print

Prindërit e Steenkampit, të zhgënjyer me gjykatën


Reeva Steenkamp dhe Oscar Pistorius

Reeva Steenkamp dhe Oscar Pistorius

Prindërit e Reeva Steenkampit kanë thënë se “drejtësia nuk është vënë në vend”, pasi atleti i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, është liruar për vrasjen e vajzës së tyre.

June dhe Barry Steenkamp kanë thënë për NBC News se “nuk mund të besojnë” se gjykata ka besuar në versionin e Pistoriusit për ngjarjen.

Gjykatësja Thokozile Masipa e ka shpallur atë fajtor për vrasje pa paramendim, duke thënë se prokuroria nuk ka sjellë prova që dëshmojnë se ai ka pasur qëllim të vrasë.

Pistorius është lejuar të qëndrojë në liri me kusht derisa t’i shqiptohet dënimi më 13 tetor.

Vrapuesi paralimpik ka vrarë të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, në shkurt të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se e ka qëlluar gabimisht pasi e ka ngatërruar me hajdut.

XS
SM
MD
LG