Ndërlidhjet

logo-print

Barroso: Armëpushimi në Ukrainë s’mjafton


Poroshenko dhe Barroso, Kiev, 12 shtator 2014.

Poroshenko dhe Barroso, Kiev, 12 shtator 2014.

Armëpushimi ndërmjet trupave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë nuk është i mjaftueshëm për të garantuar paqe afatgjate, ka thënë presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

“Situata në Ukrainë vazhdon të jetë e ndjeshme. Armëpushimi sigurisht se është hap pozitiv dhe duhet të respektohet. Megjithatë, ai nuk garanton paqe afatgjate”, ka thënë Barroso në Kiev, në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Barroso ka shtuar se zgjidhja politike e krizës në Ukrainë duhet të bazohet në sovranitetin e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG