Ndërlidhjet

SHBA: Në luftë me ISIL-in


Josh Earnest
Josh Earnest

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Shtetet e Bashkuara janë “në luftë me ISIL-in”, pasi më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka refuzuar ta përdorë këtë shprehje.

“Shtetet e Bashkuara janë në luftë me ISIL-in, në mënyrë të njejtë siç jemi në luftë me al-Kaidën dhe grupet e ndërlidhura me al-Kaidën në gjithë botën”, tha mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë, Josh Earnest.

Sekretari për shtyp i Pentagonit, John Kirby, poashtu, e ka përdorë këtë shprehje gjatë ditës së djeshme.

Por, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i tha rrjetit ABC, para dy ditësh, se Shtetet e Bashkuara janë vetëm të angazhuara në operacion “të rëndësishëm” kundërterrorist.

“Mendoj se fjala luftë është referencë e gabuar lidhur me këtë çështje, por qartas involvon aksion kinetik ushtarak”, tha John Kerry.

Shtetet e Bashkuara, deri tash, i kanë ndërmarrë 158 sulme ajrore dhe i kanë vendosur afro 1600 ushtarë në Irak, për të ndihmuar në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIL).

XS
SM
MD
LG