Ndërlidhjet

Gjermani: I riu me prejardhje nga Kosova – në gjykatë


Pamje nga Berlini

Pamje nga Berlini

Shtetasi gjerman me prejardhje nga Kosova, i identifikuar si Kreshnik B., do të paraqitet të hënën në një gjykatë lidhur me akuzat se ka luftuar për militantët e Shtetit Islamik (IS) në Siri. Ky është procesi i parë gjyqësor në Gjermani, në të cilin ivolvohet ky grup militant.

Ky person ishte arrestuar dhjetorin e kaluar në aeroportin e Frankfurtit, në pjesën perëndimore të Gjermanisë, derisa kthehej në shtëpi nga Siria.

Prokurorët thonë se ai i ishte bashkuar luftës së grupit xhihadist për krijimin e “kalifatit” dhe për ta pushtuar Sirinë dhe Irakun.

I akuzuari, Kreshnik B., i lindur në Gjermani, në një familje nga Kosova, ballafaqohet me dënim prej 10 vjetësh burg, nëse shpallet fajtor për anëtarësim në organizatën e jashtme terroriste, nga një gjykatë e lartë rajonale, raporton AFP nga Berlini.

XS
SM
MD
LG