Ndërlidhjet

Gjuriq: Marrëveshja e Brukselit – në interes të Serbisë


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Drejtori i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se është në interes të Serbisë që të respektohet Marrëveshja e Brukselit.

“Është në interesin tonë që ta respektojmë Marrëveshjen e Brukselit, meqë duhet të pasojë zbatimi i gjërave që për ne janë të rëndësishme – krijimi i Bashkësisë së komunave serbe, që njerëzit tanë të hyjnë në institucionet e atjeshme, pas 15 viteve”, i tha Marko Gjuriq, televizionit beogradas, Pink, dhe ka shtuar se “kjo na duhet që të mund t’i zgjidhim problemet e mëdha të njerëzve tanë në Kosovë”.

Siç ka shpjeguar ai, kjo nënkupton se në komunat ku jetojnë serbët, policia dhe gjykatat do të përbëhen nga serbët.

Mëtutje, ai ka thënë se para 15 vitesh, serbët në Kosovë nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi, por tash, me vazhdimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe pas pjesëmarrjes në zgjedhje, për një vit në Kosovë do të jetë “situatë shumë më e mirë”.

XS
SM
MD
LG