Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga në Ditët e Trashëgimisë Kulturore në Pejë


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë në aktivitetet e sotme në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës 2014, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Zonja Jahjaga, para nisjes me tren prej Prishtinës për në Pejë, theksoi se “është një agjendë e ngarkuar e vizitave nëpër monumentet e shumta kulturore, që janë thesar i Kosovës” dhe i ka inkurajuar qytetarët që t’i vizitojnë ato.

Së bashku me presidenten e Kosovës, për në Pejë kanë udhëtuar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright.

XS
SM
MD
LG