Ndërlidhjet

Ukrainë: Kamionët e parë të konvojit rus kanë arritur në Luhansk


Pamje e kamionëve në konvojin rus

Pamje e kamionëve në konvojin rus

Kamionët e parë të konvojit të ri me ndihma ruse kanë arritur në qytetin Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës.

Agjencia ITAR-TASS ka raportuar se nga kamionët sot po shkarkohej sheqeri, drithërat dhe artikuj të tjerë ushqimorë themelorë.

Raportohet se në këtë konvoj gjenden 250 kamionë, për të cilëtzyrtarët rusë thonë se i bartin afro 2 mijë tonelata ndihmë.

Poashtu, raportohet se Anastasia Isyuk, nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka thënë se askush nga përfaqësuesit e kësaj organizate nuk e shoqëron konvojin.

Muajin e kaluar, konvoji i parë me ndihma ruse pat pritur në kufi për disa ditë, e pastaj ka hyrë në territorin e Ukrianës pa lejen e autoriteteve në Kiev. Kjo gjë pat shkaktuar protestë të ashpër nga qeveria e Ukrainës, e cila këtë veprim e cilësoi si “invadim direkt”.

XS
SM
MD
LG