Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Në operacionin “Dollari” policia i arrestoi 4 vetë


Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në rajonin e Prizrenit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për falsifikim të parave dhe armëmbajtje pa leje.

Policia tha se operacioni me emrin e koduar “Dollari” ishte zhvilluar gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion, njësia në Prizren.

Sipas policisë, tre nga të dyshuarit janë arrestuar për “falsifikim të parasë”, ndërsa një tjetër për “armëmbajtje pa leje”.

Ndaj katër të dyshuarve, emrat e të cilëve janë dhënë vetëm me iniciale, në konsultim me prokurorin kompetent, është caktuar masa e ndalimit 48 orësh për vazhdimin e procedurave të tjera hetimore. Të gjithë ata janë shqiptarë të Kosovës.

Janë arrestuar : B. K. (33 vjeçar), S. T. (36), Sh. M. (23) dhe A. K. (39).

XS
SM
MD
LG