Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Në Kajro bisedon për koalicion kundër militantëve


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka rritur në Kajro për të kërkuar mbështetje për një koalicion ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Vizita në Kajro është pjesa e fundit e turneut rajonal, gjatë të cilit zoti Kerry e vizitoi Irakun, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur përkushtim për “degradim dhe përfundimisht shkatërrim” të grupit ekstremist Shteti Islamik, i cili tashmë ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri.

Dje, gjatë vizitës në Ankara të Turqisë, sekretari Kerry, tha se beson se Shtetet e Bashkuara do ta formojnë një koalicion me bazë të gjërë për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG