Ndërlidhjet

logo-print

Skoci: Fushatë e bizneseve lidhur me referendumin


Simboli i votimit për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar

Simboli i votimit për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar

Në Skoci është intensifikuar debati lidhur me mospajtimet për ndërhyrjen e liderëve të biznesit para referendumit për pavarësi.

Ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond, tha mbrëmë vonë se skocezët nuk duhet të “mashtrohen” nga kompanitë, supermarketet ose Londra.

Deutche Bank e ka krahasuar votën potenciale “po” me gabimet që kanë çuar në Depresionin e Madh në vitet e 30-ta.

Në një letër të përbashkët, shefat e tri kompanive të mëdha tregtare, u kanë tërhequr vërejtjen konsumatorëve skocezë se mund të ballafaqohen me çmime më të larta nëse Skocia voton për pavarësi.

Royal Bank e Skocisë tha se planifikon ta zhvendos selinë e regjistruar nga Edinburgu në Londër, në rast të votimit “po”.

Referendumi do të zhvillohet më 18 shtator.

Hulumtimet e fundit të opinionit tregojnë se 52% të votuesve janë në favor të mbetjes së Skocisë në Mbretërinë e Bashkuar.

XS
SM
MD
LG