Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Familja ka kërkuar kontakt me rrëmbyesit


Pamje nga qyteti i Londrës

Pamje nga qyteti i Londrës

Familja e të rrëmbyerit britanik nga militantët e Shtetit Islamik, u ka bërë thirrje rrëmbyesve që të kontaktojnë.

Në mesazhin e publikuar sot nga Zyra e jashtme në Londër, familja e të rrëmbyerit, David Haines, tha se deri tash militantët nuk janë përgjigjur ndaj përpjekjeve të tyre për kontakt.

Në një video, militantët i ishin kërcënuar 44 vjeçarit, David Haines. Ky kërëcnim ishte bërë në videon, në të cilën shihej se si militantët e Shtetit Islamik e kishin vrarë me heqje koke, gazetarin amerikan, Steven Sotloff.

Haines ka punuar për Agjencinë për Bashkëpunim Teknik dhe Zhvillim (ACTED), që është një organizatë humanitare ndërkombëtare, ndërsa është zënë në muajin mars në Siri.

David Haines ka punuar në organizata humanitare prej vitit 1999, duke i ndihmuar viktimat e konfliktit në Ballkan, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG