Ndërlidhjet

Irak: Urdhërohet ndalja e bombardimeve në hapësirat civile


Haider al-Abadi

Haider al-Abadi

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, thotë se e ka urdhëruar ushtrinë, që t’i ndalë sulmet me predha në hapësirat, që janë nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik, për t’i mbrojtur civilët.

Në një konferencë për shtyp sot në kryeqytetin Bagdad, zoti Abadi tha se këtë urdhër e ka dhënë para dy ditësh.

Megjithatë, ai ka shprehur përkushtim për vazhdimin e operacionit ushtarak kundër militantëve të Shtetit Islamik, që kanë okupuar territore të mëdha në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut, pas ofensivës së qershorit.

Gjatë javëve të fundit, trupat e Irakut i kanë shtuar operacionet e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik, që kanë mbështetje nga pakica sunite myslimane në Irak.

Raportohet se nga këto luftime janë vrarë dhe plagosur shumë civilë.

]Qeveria e udhëhequr nga shiitët në Irak, është nën presion në rritje nga komuniteti ndërkombëtar për tu afruar me kurdët dhe sunitët, me qëllim që të krijohet front unik kundër militantëve.

XS
SM
MD
LG