Ndërlidhjet

Video: Paraqitet vrasja e britanikut Haines nga militantët


David Haines
David Haines

Në Internet është publikuar një video ku shihet vrasja me prerje koke e punëtorit humanitar britanik, David Haines, nga militantët e Shtetit Islamik.

Kryeministri britanik, David Cameron, tha se vrasja e humanitarit Haines nga Shteti Islamik ishte një akt i djallit të vërtetë dhe ka shprehur përkushtim që vrasësit do të sillen para drejtësisë.

Kjo video është publikuar disa orë pasi familja e britanikut David Haines, publikisht u është lutur rrëmbyesve të tij që të kontaktojnë.

Nga militantët e Shtetit Islamik, deri tash janë vrarë me prerje koke edhe dy gazetarë amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff.

David Haines, 44 vjeçar, baba i dy fëmijëve, nga qyteti Perth në Skoci, ishte rrëmbyer vitin e kaluar derisa punonte për agjencinë franceze, ACTED.

XS
SM
MD
LG