Ndërlidhjet

Aktivisti gjerman LGBT është rrahur në Beograd


Pamje nga protestat kundër rrahjes së aktivistit homoseksual në Beograd

Pamje nga protestat kundër rrahjes së aktivistit homoseksual në Beograd

Një shtetas gjerman, i cili ka marrë pjesë në një konferencë për të drejtat e homoseksualëve, ka pësuar plagosje të trurit që e rrezikon jetën e tij, meqë është rrahur pamëshirshëm në qendër të Beogradit, ditën e shtunë, ka thënë policia e Serbisë dhe aktivistët homoseksualë.

Identiteti i gjermanit 27 vjeçar nuk është publikuar.

Mjekët në një spital të emergjencës në Beograd thanë se ky person kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe plagë në kokë.

“Ai i është nënshtruar operacionit dhe gjendja e tij është serioze”, tha Dushan Jovanoviq, zëvendësdrejtor i këtij spitali, raporton AP nga Beogradi.

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Georg Wilhelm, tha se “ai është zgjuar, dhe kjo tashmë është shumë e mirë, por ende është herët të thuhet diçka”, dhe ka shtuar se “mjekët na thanë se në 24 orët e para ju nuk mund të thoni shumë, por ai është zgjuar dhe kjo është pozitive”.

Ambasadori Wilhelm tha se “është e vërtetë se sulmuesi tha se ai nuk i dëshiron të jashtmit në Serbi, që i jep dimension të ri ksenofobik gjithë incidentit”.

Jovanka Todoroviq, nga grupi homoseksual dhe i lezbieve, Labris, tha se gjermani ishte sulmuar dje herët në mëngjes, nga një grup i të rinjëve, që e kishin rrahur atë me një objekt qelqi dhe kishin brohoritur “ne nuk duam persona të jashtëm në Beograd”.

Serbia, që ka një histori të gjatë të sulmeve nga grupet e së djathtës ekstreme kundër aktivistëve homoseksualë, ka përsëritur shumë herë se është e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, derisa synon anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në shenjë të protestës kundër rrahjes së aktivistit gjerman, mbështetës të të drejtave të homoseksualëve kanë marshuar dje në qendër të Beogradit, duke bartur parulla “Stop dhunës” dhe “Politikat tuaja, gjaku ynë”.

Ata janë mbrotjur nga prania e forcave të policisë speciale.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka shprehur përkushtim se policia do t’i indentifikoj sulmuesit. Ai theksoi se “ka urdhëruar hetime intensive, në mënyrë që sulmuesit të sillen para drejtësisë sa më shpejt” dhe ka shtuar se personat e jashtëm janë të mirëseardhur në Serbi.

XS
SM
MD
LG