Ndërlidhjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka dënuar ekzekutimin e punëtorit humanitar britanik, David Haines, nga ana e militantëve të Shtetit Islamik, duke e cilësuar si “vrasje barbare”.

“Shtetet e Bashkuara sonte qëndrojnë krah për krahu me mikun dhe aleatin tonë të afërt në pikëllim dhe përkushtim”, thuhet në deklaratën e zotit Obama.

Mëtutje ai ka shtuar se “ne do të punojmë së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe koalicionin e gjërë të vendeve nga rajoni dhe në gjithë botën, që kryerësit e këtij akti të tmerrshëm të sillen para drejtësisë, dhe për ta degraduar dhe shkatërruar këtë kërcënim ndaj njerëzve të vendeve tona, të rajonit dhe botës”.

XS
SM
MD
LG