Ndërlidhjet

OSBE: Më tepër monitorues në Ukrainë


Një vëzhgues i OSBE-së gjatë inspektimit në qytetin Donjeck
Një vëzhgues i OSBE-së gjatë inspektimit në qytetin Donjeck

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të dërgoj më tepër monitorues ndërkombëtarë dhe aeroplanë pa ekuipazh të paarmatosur, për ta vëzhguar armëpushimin e ndjeshëm në pjesën lindore të Ukrainës.

Ky njoftim është bërë mbrëmë në Kiev, pas bisedimeve ndërmjet presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe presidentit të Zvicrës, Didier Burkhalter, njëherësh kryesues i OSBE-së.

Zyra e presidentit Poroshenko tha se ai është pajtuar që të lejoj rritjen e numrit të vëzhguesve të OSBE-së në pjesën lindore të Ukrainës dhe për vendosjen e aeroplanëve pa ekuipazh për monitorimin më të mirë të armëpushimit, të arritur më 5 shtator.

Zoti Burkhalter tha se OSBE-ja i ka 70 specialistë në rajonet lindore, Donjeck dhe Luhansk, për ta monitoruar armëpushimin ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë.

Kievi e akuzon Moskën për dërgimin ose lejimin e rrjedhjes së trupave dhe armatimit në kufi, nga Rusia në Urakinë.

XS
SM
MD
LG