Ndërlidhjet

Suedi: Mbahen zgjedhjet parlamentare


Kryeministri Fredrik Reinfeld

Kryeministri Fredrik Reinfeld

Në Suedi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare.

Hulumtimet e opinionit tregojnë se partia e majtë Social Demokrate, ka epërsi dhe mund të kthehet në pushtet pas tetë vitesh të qeverisjes së partisë së qendrës së djathtë.

Social Demokratët, që e krijuan mirëqenien e njohur të këtij shteti, asnjëherë nuk kanë qenë në opozitë kaq gjatë, prej se ata për të parën herë e udhëhoqën qeverinë, në vitin 1920.

Nga ana tjetër, kryeministri Fredrik Reinfeld, që në këtë post është nga viti 2006, është lideri konservator, që shërbeu më së gjati si kryeministër në historinë e Suedisë.

Megjithqë mendohet se ai fitoi lavdërim ndërkombëtar për udhëheqjen e ekonomisë së Suedisë në mënyrë relativisht të mirë, gjatë krizës evropiane të borxheve, shumë suedezë kanë shqetësime se politikat e tij të tregut të hapur e kanë dëmtuar sistemin e mirëqenies sociale.

XS
SM
MD
LG